Genti Sejko, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë ?

8a933f9c-8f53-4d73-acb7-827ae0f17183---0-

 

 

 

 

 

 

 

 

Gent Sejko duket të jetë kandidatura më e mundshme për të marrë postin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me konsensus që të pranojë dekretin e Presidentit Nishani për emërimin e Sejkos në krye të BSH dhe ia dërgoi Parlamentit për votim në seancë plenare.

Votimi për guvernatorin e ri të BSH do të zhvillohet në seancën e rradhës, ndonëse është pohuar më herët se zgjedhja e Sejkos në krye të Bankës është vetëm një formalitet.

Kandidati për guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, prezantoi paraditen e së premtes platformën e tij përballë Komisionit të Ekonomisë. Gjatë fjalës së tij, Zoti Sejko theksoi se prioritet për të do të jetë transparenca dhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve.

Më tej kandidati për guvernator u ndal edhe në 2 pika të tjera të rëndësishme. “Është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë” u shpreh ai. Ndërsa shtoi se në vëmendjen e tij do të jetë edhe “rekuperimi i besimit në Bankën e Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, përmes një dekreti të shpallur në fillim të dhjetorit të kaluar i pat propozuar Parlamentit zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të bankës “Societe Generale”, Genti Sejko, si kandidaturën e tij zyrtare për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Sipas Presidentit Nishani, kjo kandidaturë ishte përzgjedhur mes 42 emrave që kishin aplikuar për këtë post.

Ilda Xhafa