Gjiknuri në Qipro për bashkëpunime në fushën e energjitikës dhe gazit

bushati22

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka udhëtuar drejt Qipros ditën e shtunë ku ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit dhe me homologun e tij qipriot, Jorgos Lakotripis. Në qendër të bisedimeve ishte bashkëpunimi mes vendeve në fushën e energjitikës dhe gazit.

“Shqipëria ka marrë një rol strategjik dhe pikërisht këto u diskutuan se si mund të shtrihen mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha Gjiknuri.

Zoti Gjiknuri tha se gjatë vizitës, një nga synimet e qeverisë shqiptare ishte afrimi i kompanive energjetike që operojnë në Qipro për të investuar në Shqipëri. Ai shtoi se qeveria ka përcaktuar një sërë zonash për eksplorimin e naftës dhe gazit në vend të cilat do të jepen përmes procedurave të hapura konkurruese.

“Disa nga kompanitë, të cilat po eskplorojnë në Qipro kanë shprehur interest edhe për projektet në Shqipëri dhe në mars do të zhvillojmë një samit të gazit dhe naftës, ku do të marrin pjesë këto kompani”, tha Gjiknuri.

Ilda Xhafa