280 subjekte të gjobitura gjatë kontrolleve për naftën

karburant

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Inpektoriati Qendror Teknik, përgjatë 2014-tës ka gjobitur rreth 280 subjekte, prej nga ku 220 për mashtrim me cilësinë e karburantit që u shesin konsumatorëve, duke çuar në një shumë totale gjobash prej rreth 82 milionë lekësh.

Por përtej totalit të gjobave të vendosura, situata has probleme në arkëtimin e vlerës në fjalë për shkak të ngërcit në sistemin gjyqësor.

“Për çdo kërkesë për urdhër ekzekutimi nga ana e gjykatës kërkohet të paraqitet një vërtetim sipas të cilit subjekti nuk ka bërë ankimim në gjykatë. Gjykata e shkallës së parë nuk na jep një vërtetim të tillë, pasi janë probleme që kanë dalë me ndarjen e gjykatës administrative më vete dhe na drejton tek ajo administrative, Gjykata Administrative nuk na kthen asnjë përgjigje dhe ky është problemi kryesor sepse në momentin që nuk kemi një vendim gjykate për bërjen e kësaj gjobe titull ekzekutiv nuk mund të veprojmë për të arkëtuar gjobat”, thotë Erina Rexhepi, drejtore e Shërbimeve të Brendshme në IQT.

Më tej Rexhepi shton se krahas gjobave të parkëtuara të vitit 2014, institucioni ka një total tjetër shume të paarkëtuar nga vitet paraardhëse. Mbi 366 mln lekë është totali i vlerës së paarkëtuar të gjobave vendosur subjekteve abuzuese me cilësinë e karburantit nga viti 2000 në 2013-n.

“Mund të flasim me shifra, është një debi 366 lekë deri në 2013 kishim probleme me zyrat e përmbarimit kemi kërkuar të gjithë dokumentacionin mbrapsht”, tha Rexhepi.

Zonja Rexhepi thotë se po punohet me kërkesat e Zyrave të reja të Përmbarimit për të përcaktuar kushte që këto gjoba të arkëtohen sa më shpejt.

Ilda Xhafa