Risitë dhe përdorimi i produkteve Vileda Proffesional’

AlbPastrim në bashkëpunim me ACITAD dhe Vileda  organizoi dje në ambjentet e Hotel Diplomat 2 trajnimin me temë: “Risitë dhe përdorimi i produkteve Vileda Proffesional’

I ftuar si trajnues ishte  z.Bojan Ščulija, Përfaqësues shitjesh  nga  Vileda Professional-Sloveni.Trajnimi konsistoi në prezantimin e një game produktesh profesionale në fushën  e pastrimit të hedhura në treg si risi nga kompania Vileda, lider në treg në fushën  e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Kompania Vileda në treg prej disa vitesh prezantohet ne treg me disa produkte që pritet të bejnë diferencën në fushën e pastrimit profesional,duke përfshirë goina të mëdhaja si shkolla,spitale,qendra tregëtare dhe hotele.Produktet e Vileda mund të përdoren edhe për në ambientet e vogla të banimit zyra etj.

Partneri tjetër në këtë aktivitet AlbPastrim është një nga liderat në tregun shqiptar sa i përket fushës së shërbimeve të pastrimit.

Themeluar në vitin 2011 dhe me seli në Tiranë , Albpastrim sjell shumë risi në mënyrat e pastrimit  dhe të mirëmbajtes në bazë të një pune serioze, korrekte dhe të mirë organizuar. Qëllimi kryesor I tyre eshte qe te arrije në çdo mënyrë të mundshme, ti siguroj klientëve shërbime të kualitetit të lartë në varësi të nevojave të veçanta të secilit prej tyre.

Arjola Hajdini